Akil Gjakova në çerekfinale të garës në Hagë

18.11.2017 12:39
Akil Gjakova në çerekfinale të garës në Hagë

Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të çmimit të madh të Holandës që po mbahet në Hagë, duke mposhtur me wazari dhe ippon garuesin nga Britania e Madhe, Daniel Williams në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në çerekfinale ai do të përballet me kanadezin Antoine Bouchard.