AKI i ndihmoi policisë në arrestimin e Murat Jasharit  

AKI i ndihmoi policisë në arrestimin e Murat Jasharit   

Polica e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, kanë arritur që të arrestojnë dy të dyshuarit për plagosjen e Avokatit, Azem Vllasi.

Policia në një konferencë për media ka bërë të ditur dy të arrestuarit M.J dhe A.LL.

“Policia në bashkëpunim me AKI ka bërë lokalizimin e vendit të dyshuarit M.J dyshohet kryesi i kësaj vepra, ndërsa A.LL është dyshuari tjetër”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe lokacione të tjera, me që rast është konfiskuar një revole shurdhuese me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Policia ka konfiskuar një revole e cila njihet si revole shurdhuese. Ku me rastin policia ka konfiskuar edhe disa video incizime dhe dokumente të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Kelani

Ndërkohë që Policia e Kosovës dy personat e dyshuar i ka arrestuar në drejtim të Ferizajt./Insajderi.com