AKI: Mos publikoni materiale të paautorizuara rreth rastit të Azem Vllasit

AKI: Mos publikoni materiale të paautorizuara rreth rastit të Azem Vllasit

Pas njoftimeve të disa medieve se sot do të botohen materiale nga biseda e Murat Jasharit, të dyshuarit kryesor për plagosjen  e Azem Vllasit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bërë thirrje që një gjë e tillë të parandalohet.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke marrë parasysh rrethanat që janë krijuar me ngjarjen e fundit, e ku përmenden të dhëna që kanë dalë nga AKI, deklaron zyrtarisht se, asnjë nga të dhënat e publikuara nuk është e vërtetë, dhe së këndejmi thërret mediet dhe opinionin publik për maturi që të mos shpërndajnë asgjë të paautorizuar!”

“AKI e kualifikon këtë si një fakt në dëm të sigurisë kombëtare, dhe se për çdo gjë që AKI ka për të deklaruar, këtë e bën vetëm përmes adresës elektronike zyrtare dhe faqes zyrtare në internet (www.aki-rks.org)!”, thuhet në një njoftim të kësaj agjencie.