Ajo është e re, ajo është moderne, ajo është liberale, ajo është…AntiTrump

Ajo është e re, ajo është moderne, ajo është liberale, ajo është…AntiTrump

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern u shndërrua në sensacion botëror pas një artikulli dhe fotografive të publikuar në revistën e modës Vogue! Jacinda 37 vjeçe aq shumë i mahniti gazetarët dhe redaktorët e revistave sa që menjëherë ia dhanë nofkën – AntiTrump!

Sidoqoftë, kryeministrja ka pozuar para një plazhi të Zelandës së Re, me veshje të cilën ia kanë bërë kreatorët vendas, ndërsa njohësit e magazinës së popullarizuar  menjëherë e kanë quajtur fotografinë si më të bukur të bërë ndonjëherë. Në shkrimin nën fotografi shkruan:

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është grua e re dhe moderne me botëkuptime liberale…. mund ta quani AntiTrump!

Edhe gazetarja e cila ka bërë intervistë me kryeministren ka konfirmuar se bëhet fjalë për një person brilant.

“O po, më besoni, ajo është vërtetë e shkëlqyer”, ka shkruar në Twitter gazetarja Amelia Lester.

Kryeministrja e ka pritur në shtëpinë e saj modeste në Auckland në vend se në pallatin e kryeministrit në Wellington. Thotë se ndihet më mirë në shtëpi të vet…

“Në kuptimin global ne jemi të vegjël, por do të japim gjithçka prej vetes t’i shtyjmë idetë në të cilat besojmë”, ka thënë Ardern.

Kryeministrja e Zelandës së Re për herë të parë u bë qendër e vëmendjes kur Donald Trump kishte menduar se është bashkëshortja e kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau. Ndoshta pikërisht për këtë arsye kryeministrja e bukur nuk ishte shumë e disponuar të flasë për presidentin amerikan.

“Mund të punojmë dhe bashkëpunojmë me të gjithë”, ka thënë Ardern.

Duke përshkruar stilin e saj politik, Vogue ka shkruar se ajo është diçka në mes të Bernie Sanders (ish kandidatit për nominim demokratik) dhe Elizabeth Warren (njëra nga demokratet kryesore e cila kurrë nuk ka garuar për presidente), pra dallon me sinqeritet dhe guxim. Në bisedë për Vogue Ardern ka prekur shumë tema, madje edhe ato private. Mbi ndryshimet klimatike ajo ka thënë:

“Jemi të rrethuar me shtete ishuj të vegjël të cilët janë në panik se do të zhduken për shkak të ndryshimeve klimatike. Duhet të marrim përgjegjësi.

 

Ajo ka folur edhe për shtatzëni. Ardern është e martuar me TV udhëheqësin Clarke Gayford me të cilin pret fëmijën e parë. Duhet të lind në korrik.

“Po, jemi duke qeshur për këtë…Sivjet kanë ndodhur aq shumë gjëra dhe as që e kam pasur ndërmend që do të kem edhe më tepër punë. Por është e qartë se do të kem…

Edhe pse Vogue është e njohur si revistë e modës, viteve të fundit ka gjithnjë e më tepër tema politike në të. Kështu faqet e Vogue’s i kanë mbushur Hillary Clinton, Melania Trump, Michelle Obama, Sarah Palin, Jill Biden dhe Cindy McCain./Insajderi.com.