Ajeti zgjidhet “Lojtari i Muajit”, merr edhe shpërblim monetar

14.03.2017 15:38
Ajeti zgjidhet “Lojtari i Muajit”, merr edhe shpërblim monetar

Ndërkohë që Arlindi është duke kaluar një moment të vështirë te Torino, vëllai i tij më i vogël Albiani është duke pasur një periudhë të artë.

Sulmuesi i St.Gallen është shpallur lojtari i muajit në Zvicër nga lexuesit e prestigjiozes “Blick.ch”.

Me tre gola të shënuar në katër ndeshje, ai ka arritur të superojë edhe Armando Sadikun, i cili nuk është përfshirë në finalistët për këtë çmim.

Vlerësimi është edhe monetar për futbollistin, me një çek prej 2 mijë frangash. /Insajderi.com