Ajeti largohet nga Torino, transferohet në Bundesliga

Ajeti largohet nga Torino, transferohet në Bundesliga

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti pritet të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar të verës.

Ajeti u transferua me shumë bujë në skuadrën e madhe italiane por pa arritur të lë gjurmë aty.

Kësisoj reprezentuesi shqiptar ka lajmëruar klubin se do largohet në fund të stinorit.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga, ku Freiburgu ka shprehur interesim për ta transferuar atë.

Sipas medieve gjermane, Freiburg e dëshiron me çdo kusht transferimin e Ajetit dhe është e gatshme të paguajë rreth dy milionë euro për të.

Në rast transferimi në Freiburg, Ajeti do ta gjejë atë bashkëkombësin e tij, Amir Abrashi.