“Ai po e njeh pavarësinë e Kosovës me këtë gjest” – Deputetja serbe akuzon Vuçiqin

“Ai po e njeh pavarësinë e Kosovës me këtë gjest” – Deputetja serbe akuzon Vuçiqin

Deputetja e Parlamentit serb, Sanda Rashkoviq ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin se me pranimin e kushteve për vizitën e tij në Kosovë, kryeministri serb po e pranon pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Sipas Rashkoviq, me pranimin e kushteve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që vizita e Vuçiqit në Kosovë të bëhet pa dy ministra të kabinetit të tij është poshtëruar Serbia dhe serbët.

“Kryeministri jonë dhe kandidati për president mori leje nga Hashim Thaçi që të shkonte në Kosovë pa dy ministra, atë të Mbrojtjes dhe ministrin e Brendshëm. Kryeministri jonë do të shkojë në Kosovë me kushte poshtëruese”, ka thënë Rashkoviq, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Deputetja e Kuvendit të Serbisë ka thënë se veprimet e Vuçiqit janë shenjë që ai po e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kjo e gjitha është një shenjë që Vuçiq në mënyrë implicite do të njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Ivica Raskoviç. /Insajderi.com