“Ai e rrezikoi jetën për ju” – turku i Kanadasë pikturon Adem Jasharin

“Ai e rrezikoi jetën për ju” – turku i Kanadasë pikturon Adem Jasharin

Piktori kanadez me prejardhje turke, Atanur Dogan, realizon punën e tij nën tingujt e muzikës shqipe.

Përveç muzikës shqipe, ai respekton shumë edhe një burrë nga Kosova, që e dha edhe jetën për lirinë e vendit të tij.

Bëhet fjale për komandantin legjendar, Adem Jashari, portretin e të cilit, Dogan ka vendosur ta pikturoi përmes teknikes akuarel, me të cilën edhe punon.

Sipas, turko-kanadezit, për Burrin nga Prekazi kanë dëgjuar në të katër anët e botës .

“Unë e respektoj Adem Jasharin, sepse ai e ka bërë të mundur këtë vend të jetë i pavarur dhe ai e ka rrezikuar jetën e tij për gjeneratat e juaja”, ka thënë Dogan, njofton Klan Kosova.

Këtë, por edhe shumë punime të tjera të realizuara në akuarel, nga artdashësit kosovar do të mund të shihen nga e premtja, meqë Prishtina është nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, i cili do zgjas dy ditë.

Turku i Kanadasë pikturon Adem Jasharin (VIDEO)