Ahmetit i dhurohet nga PDK-ja topi me mbishkrimin ‘klani i dostave’

Ahmetit i dhurohet nga PDK-ja topi me mbishkrimin ‘klani i dostave’

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prishtinë, sonte, me rastin e hapjes së parkut rekreativ-sportiv “1 Tetori” i kanë dhuruar atij një top me mbishkrimet ‘klanit të dostave’.

Leotrim Retkoceri anëtar i kryesisë së rinisë së PDK-së në Prishtinë, ka kërkuar nga Ahmeti ta ndërpres punën dhe të ofroj transparencë rreth keqpërdorimeve në “Lagjen Kodrina”.

“Në këtë hapje të kësaj qendre, Shpendit i kemi bërë dhuratë topin me mbishkrimet e Korrupsionit, Klanit të dostave, Lejeve të ndërtimit, Shëngjinit, punësimet partiake, çështja e keqpërdorimit të Flamurit shtetëror, keqqeverisjes së Prishtinës dhe keqpërdorimit të vullnetit të qytetarëve. Topi simbolizon lojën e pistë që ai është duke bërë me qytetarët e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e PDK-së

“Nga Shpend Ahmeti, kërkojmë ta ndërpres punën simbolike duke ofruar transparencë rreth keqpërdorimeve në “Lagjen Kodrina”, theksoi Retkoceri.

“Para se Shpendi me Klanin e Dostave të prenë shirita të korrupsionit, së pari duhet të sqarojnë keqpërdorimin në “Lagjen Kodrina”, të sqarojnë korrupsionin me tenderët e dhënë dostave, me punësimet partiake në komunë dhe në veçanti në arsim. Derisa Shpend Ahmeti të mos japë përgjigje për këto manipulime, as ne nuk do të ndalemi së kërkuari në të gjitha format llogari e transparencë nga ai dhe Partia VV”, ka thënë Retkoceri.