Lajm i Sponsorizuar

Ahmeti: Zotimet tona prodhojnë barazi

Ahmeti: Zotimet tona prodhojnë barazi

Sonte u mbajt tubimi me banorët e Kolovicës dhe Vneshtave, ku para qindra qytetarëve u prezantuan kandidatët për Kuvendin Komunal si dhe folën Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti dhe Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Ylli Hoxha.

Kryetari Shpend Ahmeti theksoi se në mandatit e radhës fokusi do të jetë në projektet e lagjeve, ashtu që secili qytetar të ndihet i barabartë në shërbimet që ia ofron Komuna.

“Nga diskutimet paraprake me ju, i kemi edhe prioritetet e lagjeve tuaja. 100 zotimet tona, janë zotime që realizohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Këto zotime prodhojnë barazi. Sot prezantuam linjat e reja të autobusve, të cilat janë linja gjithëpërfshirëse. Me zotimet tona do ta bëjmë Prishtinën të pastër e të zhvilluar, në secilën lagje e në secilin fshat”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Prishtinës, Ylli Hoxha, tha se Kryetari Ahmeti e ka gjetur një Komunë me shumë probleme, dhe për këto 4 vite mes shumë ballafaqimesh e ka stabilizuar Komunën.

“Ndërtuam sistem që funksionon, dhe është bërë shembull për të gjitha Komunat e tjera. Kjo bëhet me njerëz të qëndrueshëm, të pakorruptuar, siç ka qenë ekzekutivi jonë në Prishtinë. Zotimet i shndërruam në punë të përditshme, dhe tashmë rezultatet duken me sy. Tash kemi 100 zotime, për të cilat duhen shumë punë e shumë angazhim. Prandaj na duhet shumica në Kuvendin Komunal, që t’ia lehtësojmë punën ekzekutivit tonë”, u shpreh Ylli Hoxha.