Ahmeti zbulon planin e PAN: Së paku jeni të sinqertë

03.08.2017 18:56
Ahmeti zbulon planin e PAN: Së paku jeni të sinqertë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se PAN tashmë e ka një plan në lidhje me situatën e krijuar pas dështimit të seancës së sotme.

Sipas tij, PAN-i doli më qesharak se kurrë dhe përtej kësaj ata nuk janë të interesuar të krijojnë institucionet por të krijojnë atmosferën që të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Veç lexoni lajmet në dy muajt e fundit dhe do ta shihni se sa herë kanë deklaruar se i kanë numrat. Ky mashtrim publik bëhet pa kurrfarë llogaridhënie. Sot dalin edhe më qesharak. Gjithmonë them se edhe në humbje ka dinjitet. Është e qartë që po synojnë zgjedhje të reja. Së paku le të jenë të sinqertë”(sic), ka shkruar Ahmeti.

Në një tjetër status të mëvonshëm ai e ka quajtur PDK-në qesharake.

Me i hup zgjedhjet, mos me mujt me bind asnjë subjekt për bashkêqeverisje për me i pas 61 deputet, me kqyr me ta…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, 3 August 2017