Ahmeti zbulon “lojën e Thaçit dhe PDK-së” me Haradinajn

Ahmeti zbulon “lojën e Thaçit dhe PDK-së” me Haradinajn

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka theksuar se presidenti i vendit nuk përfaqëson unitet.

Sipas tij, Hashim Thaçi në mënyrë direkte po ndikon në shtrembërimin e rezultateve zgjedhore.

Ai tha se i pari i vendit, po shkon edhe në plazhet e Shqipërisë, që t’i bind deputetët dhe të kthehen në Kosovë dhe ta votojnë Qeverinë.

Sipas tij, e pamë që presidenti Thaçi është në shërbim të PAN-it.

“Ai sot ditën u takua në një restuarant me Daut Haradinajn, e pastaj edhe me Ramush Haradinajn”, tha ai.

Ahmeti tha se  PDK sërish do ta lë me “gishta në gojë” liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Po shihet se edhe për të katërtën herë, PDK po përgatitet që t’ia luaj sërish lojën Ramush Haradinajt”, tha ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Ai tha se PAN nuk mund ta formoj qeverinë, sepse nuk i ka numrat.

“Ata mund ta formojnë qeverinë vetëm nëse e blejnë ndonjë deputet, ose nëse e kontrabandojnë dhe se kjo nuk është aspak demokratike”, tha ai.

Ahmeti ka thënë se AAK e Nisma duhet të ç’kapen nga PDK-ja.