Ahmeti: Veseli po e shkatërron PDK-në, siç gati e shkatërroi Kosovën

Ahmeti: Veseli po e shkatërron PDK-në, siç gati e shkatërroi Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklarimeve të Partisë Demokratike të Kosovës se Lëvizja Vetëvendosje i ka “rehatuar” siç ka thënë kjo parti përmes një konference për medie, 57 militantë në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës.

Ahmeti gjeneratën e re të PDK-së e ka quajtur gjeneratë të Kadri Veselit, të cilët sipas tij i japin vetëm llogari tek shefi i tyre duke u shtyrë se cili shpif më shumë.

“Gjenerata e re e PDK-së apo më mirë me e quajt gjenerata e Kadri Veselit, për dallim nga themeluesit, nuk është ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar por vetëm me servilizëm ndaj Kadrisë. Ky servilizëm është shpërblyer me financa e pushtet. Këta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme. E mira është se Kadria i nxorri gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet me tregu vetën”, ka shkruar Ahmeti.

“Këta nuk kanë as konstituencë e as votues prandaj edhe nuk japin llogari publike por vetëm llogari te shefi ku shtyhen se cili shpifi më shumë e cili luajti me shumë lojë të flliqta. Kane qef krejt me u bo ShIKa të vegjël”.

“Kadria po e shkatërron PDK-në ashtu siç gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dytën e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim”, ka shkruar Ahmeti.