Ahmeti tregon pse Lutfi Haziri nuk ishte kandidat për kryeministër nga LDK

Ahmeti tregon pse Lutfi Haziri nuk ishte kandidat për kryeministër nga LDK

Anëtari i Kryesisë Qendrore të LDK-së njëherësh edhe kryetar i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka treguar për gjendjen brenda LDK-së, në periudhën kur kjo parti gjendet para zgjedhjeve të brendshme.

Ahmeti,  në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e zgjedhjeve në LDK, pra edhe e kryetarit është një kapitull i mbyllur deri në maj të vitit të ardhshëm kur kjo kjo parti do të zhvillojë procesin e brendshëm politik.

“Sa i përket garës për kryetar normalisht që çdokush që është në politikë hyn për tu zgjedhur. Unë nuk e kam asnjë ambicie për këtë, sepse mendoj se LDK ka mjaft njerëz të zotët, profesional dhe me integritet moral e nacional të cilët munden me menaxhue dhe me udhëheq me partinë. Tani për tani çështja e zgjedhjes së kryetarit të partisë është kapitull i mbyllur deri në maj të vitit të ardhshëm”, tha Ahmeti.

Ai thotë se shfaqja e ambicieve të njerëzve për të udhëhequr partinë është vlerë për LDK-në.