Shpend Ahmeti ndalohet në Milano

18.08.2017 01:43
Shpend Ahmeti ndalohet në Milano

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është ndaluar të enjten nga autoritetet italiane në Milano të Italisë, duke mos arritur ta shoh ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës.

Ahmeti ka konfirmuar për KTV-në se është ndaluar për pak kohë nga autoritetet italiane, për shkak të verifikimit të emrit të tij.

Mediat kosovare raportuan se Ahmeti është arrestuar të enjten në qytetin e Milanos në Itali. /Insajderi.com