Ahmeti thotë se të gjitha rrugët në kryeqytet janë të kalueshme

Ahmeti thotë se të gjitha rrugët në kryeqytet janë të kalueshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se të gjitha rrugët në kryeqytet janë të kalueshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka postuar disa foto ku shihen pajiset për pastrimin e rrugëve nga bora.

“Rrugët e kalueshme, trotuaret dhe shkallët po pastrohen”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka lutur qytetarët që edhe më tutje të kenë kujdes. /Insajderi.com