Ahmeti thotë se kandidimi i Vjosa Osmanit i bën mirë garës në Prishtinë

Ahmeti thotë se kandidimi i Vjosa Osmanit i bën mirë garës në Prishtinë

Shpend Ahmeti ka thënë sot se kandidatura e mundshme e Vjosa Osmanit për kryetare të Komunës së Prishtinës nga LDK, do t’i bënte mirë garës në zgjedhjet lokale.

Në një intervistë me portalin Periskopi, i pyetur se a do të ishte gara më e vështirë nëse në garë do të ishte edhe emri i Vjosa Osmanit, Ahmeti vlerësoi se ‘gara do të ishte më e mirë’.

“Nuk e di sa do të ishte më e vështirë por do të ishte më e mirë. Nuk dua të spekuloj për emrat e subjekteve tjera por mendoj se përzgjedhja e kandidatëve më cilësorë nga subjektet e tjera politike do ta shtonte cilësinë edhe të garës edhe debatit e natyrisht në fund edhe rezultatit”, tha Ahmeti.

Ai ka thënë se tashmë në Prishtinë është vendosur një standard më i lartë i qeverisjes dhe beson se partitë tjera do të reflektojnë karshi kësaj kur përzgjedhin emrat për kandidatë për kryetarë.

“Pra gjithmonë tashmë mendoj për shkak se kemi vendosë një standard më të lartë edhe të qeverisjes dhe besoj se edhe subjektet tjera duhet të reflektojnë dhe unë e kasha quajte domethënë, nuk e di se a do të ishte e vështirë, por do të ishte më mirë”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com