Ahmeti thotë se ambasadorët ia tepruan me kërcënime për Specialen

Ahmeti thotë se ambasadorët ia tepruan me kërcënime për Specialen

Takimet e shumta të ambasadorëve të vendeve të fuqishme që janë në Kosovë me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rrëfimit të Shpend Ahmetit duket se kanë qenë goxha të ashpra.

Ahmeti në një intervistë në “Debat D+” tha se është habitur me  gjithë ato takime të ambasadorëve.

“Nuk ka pas ambasadorë që nuk ka ardhë me na taku, edhe mu që nuk jam deputet, e lërë më deputetët. Kështu bile, Gjermania e Franca i dërgoi edhe drejtorët e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Ahmeti.

Më pas edhe i ka komentuar deklaratat e ambasadorëve, të cilët edhe publikisht kanë thënë se rrëzimi i Speciales nënkupton izolim të Kosovës dhe rrezikshmëri të lartë për statusin e saj ndërkombëtar.

“Kërcënime të tilla unë asnjëherë nuk kam dëgjuar në karrierën time të shkurtër politike. Bile mendoj që ja kanë tepru pak. Nuk e kuptoj pra çka po ndodhë”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com