Ahmeti: Thaçi përdor Serbinë që të mos akuzohet nga Gjykata Speciale

17.09.2016 21:11

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit shkroi në Facebook se "Kisha në kampusin universitar nuk guxon të preket dhe se protesta e studentëve ishte e turpshme".

Ahmeti: Thaçi përdor Serbinë që të mos akuzohet nga Gjykata Speciale

Ahmeti tha se ish-kryetari i PDK-së e përdor Serbinë, sepse sipas tij, pa këtë shtet Thaçi do të ishte një i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale, e cila pritet të fillojë punë vitin tjetër.

“Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbisë. Ai e din që pa Serbinë, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vuçiqin mbetet vetëm i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale”, tha i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaçi krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frikohet që dikush ja zë vendin tek koncesionet”.

Ai u shpreh i shqetësuar se presidenti aktual i Kosovës do t’i bëjë vetëm dëme Kosovës. /Insajderi.com