Ahmeti: Sulmi ndaj meje ishte i orkestruar për shkak të zgjedhjeve

Ahmeti: Sulmi ndaj meje ishte i orkestruar për shkak të zgjedhjeve

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dyshon se, siç ka thënë ai, sulmet ndaj tij për çështjen e jahtit, ka qenë i orkestruar.

Ahmeti këtë e ka lidhë me faktin se sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Meqë është vit zgjedhor, ai ka thënë se deri në fund të vitit pret që të shtohen sulmet ndaj tij.

Ai ka folur edhe kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës. Sipas tij, Vetëvendosje ka shprehur dëshirë ai të kandidohet edhe për një mandat.

Megjithatë, Ahmeti duke folur për TV Dukagjinin, ka thënë se është shumë problem të punosh në një sistem krejt ndryshe për rregullimin e kryeqytetit duke u ballafaquar me një sistem krejt tjetër që për disa vjet e ka shkatërruar atë

Marrë parasysh angazhimin e madh si kryetar komune të kryeqytetit, Ahmeti ka thënë se familja nuk po kanë dëshirë që ai sërish të kandidohet. Por, siç ka thënë ai, ‘nuk guxojmë ta lëmë në gjysmë projektin e Prishtinës’./Insajderi.com