Ahmeti: Sulmet dhe kërcënimet vetëm se na bëjnë më të fortë

23.03.2017 19:07
Ahmeti: Sulmet dhe kërcënimet vetëm se na bëjnë më të fortë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kërcënimet dhe dhuna që bëhet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund t’i ndërrojnë mendjen atyre, por siç thotë ai, vetëm se do të forcojnë bindjet e tyre.

“Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin. Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugën përpara”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ky reagim i Ahmetit vjen pasi që dje në orët e mbrëmjes është sulmuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi.

Kabashi sipas Lëvizjes Vetëvendosjes, është goditur me shufra metalike, me ç’rast kishte marr edhe lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së./Insajderi.com