me aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës

Ahmeti sqaron aksionin e policisë në Dardani, thotë se uzurpimi nuk legalizohet

Ahmeti sqaron aksionin e policisë në Dardani, thotë se uzurpimi nuk legalizohet

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur lidhur me aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës për të larguara 130 familje nga banesat në Dardani.

Ai deklaron se aksioni i policisë ka ardhë pas vendimit të gjykatës dhe jo vendim i komunës, duke thënë “uzurpimin nuk duhet ta legalizojmë, por edhe të rrezikuarit duhet t`i mbrojmë”.

Ahmeti ka sqaruar se  ndërtimi i këtyre banesave ka qenë një projekt i Ndërmarrjes  Private që kishte mbetur në gjysmë shkaku i luftës, kurse pas luftës ato janë uzurpuar.

“Se si janë zaptu banesat sigurisht se do të kuptohet me kohë. Ka pas njerëz me shtëpi të djegura, ka pasur “të fortë” që kanë zaptu për veti e kanë nda tjerëve me para e qera etj. Por, sikurse edhe më shumë banesa tjera të zaptuara, pas një kohe gjyqet janë marr me rastet”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Ahmeti thotë se NPB në vitin 2005 i ka paditur palët kurse në vitin 2012, gjykata ka vendosur në favor të NpB në të gjitha shkallet,”duke thënë se uzurpimi është uzurpim pa marr parasysh rrethanat”.

Ai thotë se është takuar më shumë se tre here me këta banorë dhe se përgjigja e tij ka qenë “se  komuna nuk mundet që të bëjë atë që po e kërkojnë ata”. Por Ahmeti u bënë thirrje rasteve sociale të lajmërohen në komunë.

“Kemi mbi 1500 familje pa strehim dhe për neve të gjithë janë të barabartë”.

“E kuptoj shqetësimin e qytetarëve me skenat e djeshme, dhe bashkëndjej edhe me banorët e banesave, por duhet të jemi të barabartë në trajtimin e qytetarëve, duhet të kemi ndarje të pushteteve në Kosovë, dhe duhet të ndajmë përgjegjësinë sipas kompetencave që kemi”, shkruan Ahmeti në sqarimin e tij./Insajderi.com