Ahmeti: Sot na e thyen edhe një autobus

Ahmeti: Sot na e thyen edhe një autobus

Një autobusit të ndërmarrje publike “Trafiku Urban” i është thyer dritarja gjatë ditës së sotme.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimet e tij për këtë ngjarje por edhe për dënime të tjera që sipas tij kanë qëllime politike.

“Vetëm ne muajin e fundit janë thy semaforat me çekan (për me bo tollovi), janë dëmtuar shtëpia për të moshuarit dhe parku Bllok Pas Blloku (per tu mos u promovuar), janë këputur kabllot e ndriçimit (për me bo propagandë), i kanë lënë kontejnerët pa pastrua e janë lëshua kamionat e mbeturinave në ora 16:00 (me bo tollovi) dhe kanë shpif te grupe të ndryshme. Kot e kanë. Prishtina do të ec përpara. Sabotimet kanë përfundu me 22 tetor me rezultatet për asamble. Në Prishtinë nuk ka vend për krim”, ka shkruar Ahmeti.

Sot, na e thyen edhe një autobus. Vetëm ne muajin e fundit janë thyer semaforat me çekan (për me bo tollovi), jane…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Friday, 3 November 2017