Ahmeti: Prishtina nuk mund të fitohej pa qenë kombinimi me Vetëvendosjen

Ahmeti: Prishtina nuk mund të fitohej pa qenë kombinimi me Vetëvendosjen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti njëkohësisht kryetari PSD-së, ka thënë se nuk është penduar asnjëherë që është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se anëtarësimi i tij në Vetëvendosjen i kanë shërbyer atij për tu ndërtuar.

“Nuk jam pishman asnjëherë që i jam bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, unë jam ndërtuar në aty, kam kontribuar aty sa kam mundur”, ka thënë ai për periskopin.

Më tej ai ka thënë se Prishtina nuk do të mund të fitohej pa u bërë kombinimi mes Vetëvendosjes dhe Shpend Ahmetit.

“Është e qartë se nuk do ta fitonim Prishtinën pa qenë ky kombinacion edhe unë si kandidat pa VV-në, por edhe pa qenë e kundërta”, ka deklaruar Ahmeti.