Artikull i Sponzorizuar

Ahmeti prezanton projektin për mandatin e dytë në krye të Prishtinës

Ahmeti prezanton projektin për mandatin e dytë në krye të Prishtinës

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka vazhduar edhe sot fushatën elektorale për të parin e kryeqytetit.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë tubimet me gra dhe vajza ku po prezantohen të arriturat e Ahmetit gjatë qeverisjes me kryeqytetin.

“Lagje më lagje, aktivistet tona po mbajnë tubime me gra dhe vajza. Nga gratë pjesëmarrëse në këto takime, ndër të arriturat e Komunës së Prishtinës në mandatin e parë, veçanërisht u theksuan ndërtimi i çerdheve të reja, kujdesi shëndetësor për fëmijët si dhe shujtat ushqimore nëpër shkollat e Prishtinës.

Përveç diskutimit të të arriturave të Komunës, në këto tubime janë diskutuar edhe problemet aktuale të lagjeve, si dhe plani i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-s për mandatin e dytë qeverisës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Pas këtyre tubimeve nëpër lagje, nesër, më 15 tetor, në ora 12:00, do të mbahet tubimi me gra dhe vajza në Hotel Grand. Në këtë tubim do të prezantohen kandidatet tona për Kuvendin Komunal të Prishtinës, si dhe do të flasin Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Aida Dërguti. Në emër të kandidateve për Kuvend Komunal, të pranishmeve do t’iu drejtohet znj. Visare Gorani – Gashi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes dega e Prishtinës.