Ahmeti premton vende të reja pune për të rinjtë e Prishtinës

Ahmeti premton vende të reja pune për të rinjtë e Prishtinës

Sot vizituam kompaninë IQ to Link, kompani kjo të cilës Komuna i ofroi hapësirë për investime në Prishtinë, me ç’rast qysh në fillim u hapën 220 vende të reja të punës, kurse tash ka rreth 400 punëtorë.

Të ardhurat që i sigurojnë punëtorët në këtë kompani, janë mbi mesataren e pagave që merren në Kosovë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Në këtë formë, punëtorët e kësaj kompanie sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre.

Do të rrisim bashkëpunimin me kompani të tilla serioze, ashtu që t’i shfrytëzojmë hapësirat që ka Komuna dhe rininë tonë punëtore, për ta rritur zhvilluar ekonomikisht Prishtinën.