Ahmeti premton se do të përmirësojë cilësinë e kifleve në shkolla

Ahmeti premton se do të përmirësojë cilësinë e kifleve në shkolla

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemeti sot ka shpalosur programin e tij qeverisës nëse zgjedhjet përsëri në krye të Prishtinës.

Ahmeti ka premtuar se gjatë mandatit të tij dhe gjatë vitit 2018 do të fillojë ndërtimin e shkollave, zgjerimin e çerdheve , reformën për mësim gjithë ditor, përmirësim në cilësinë e ushqimit në shkolla fillore.

Të gjitha këto premtime Ahmeti i bërë përmes një konference për media, ku përveç premtimeve ai foli edhe për të arriturat e tij si kryetar i Prishtinës për katër vite.

“Në vitin 2018 fillon ndërtimi i shkollave të reja në lagjet Mati 1, Kalabria, Sofalia, Arbëria dhe Veterrnik. Me këto pesë shkolla do të kompletohet rrjeti primar i shollave fillore në Komunën e Prishtinës, dhe do të shkarkohen nga mbingarkesa shumë shkolla në qendër të Prishtinës”, u shpreh Ahmeti.

Ndërsa lagjet të cilat Ahmeti i premtoj se do të vazhdojë programi i zgjerimit të çerdheve janë Kalabria, Veterniku, Kolovica dhe Bardhoshi, ku theksoi se nuk përjashton edhe hapjen e çerdheve të reja në lagje tjera ku gjejmë objekte të përshtatshme.

“Në mandatin e dytë do të kalojmë edhe në testime kompjuterike që shmangin mundësinë e vlerësimit subjektiv të kandidatëve për mësimdhënës. Do të përmirësojmë cilësinë e ushqimit në shkolla fillore. Në diskutim me nutricistët, prindërit dhe shkollat, çdo vit do të shikojmë mundësinë e përmirësimit të cilësisë së shujtave për klasat I – V e cila tash përbëhet nga një qumësht dhe një kifle” ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com