Ahmeti për 19 mijë veteranët e rrejshëm: Kosova nuk do të bëhet shtet serioz

Ahmeti për 19 mijë veteranët e rrejshëm: Kosova nuk do të bëhet shtet serioz

Kryetari i Prishtinës, dhe njëherësh i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me aktakuzën e tashmë prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, në të cilën thuhet se mbi 19 mijë persona janë veteranë të rrejshëm.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se hajnia dhe mashtrimi janë shumë të thella, duke shtuar se pa i zbuluar këto mashtrime, Kosova nuk do të bëhet shtet serioz.

“19,000 veteranë të rrejshëm, thotë draft aktakuza! E vetëm 12 persona i kanë shti 19,000 veteranë të rrejshëm. E pamundur! Më shumë se 1,500 për person. Si duket mashtrimi dhe hajnia janë shumë më të thella! Pa i zbulu këto mashtrime, shtet serioz nuk do të bëhemi”, ka shkruar Ahmeti.