Ahmeti: Pallati i Rinisë do t’i takojë Prishtinës

Ahmeti: Pallati i Rinisë do t’i takojë Prishtinës

Mbrëmë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me kolegë të tij, vizituan basketbollistet e klubit “KB Prishtina” gjatë stërvitjeve të tyre, si dhe futbollistët e klubit të futsallit “FC Prishtina Futsal”.

“Për mandatin e radhës, një nga prioritet tona është shtimi i terreneve sportive, terrene këto që do t’iu shërbenin të gjitha klubeve për aktivitetet e tyre. Angazhimi jonë është drejt rikthimit të Pallatit të Rinisë nën pronësinë e Komunës, ku më pas do të mund të investonim në të dhe të krijonim kushte shumë më të favorshme për klubet sportive”, citohet të ketë thënë Ahmeti.

Përgjatë këtyre vizitave, Ahmetit iu dhurua një dres i KB Prishtinës, si dhe një orë muri me logo të klubit të futsallit Prishtina.

“Ta bëmë këtë dhuratë, se po punon si sahat”, citohen të kenë thënë drejtuesit e klubit të futsallit.