Ahmeti padit për shpifje Isa Mustafën

Ahmeti padit për shpifje Isa Mustafën

Kandidati për kryetar të Prishtinës i cili është duke tentuar që ta mbaj frontin e kryeqytetit edhe një katër vite tjera, është duke bërë gati një padi për shpifje ndaj liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafës.

Arsyeja e padisë është për shkak se Mustafa disa ditë më parë kishte shkruar një status duke thënë se ka udhëtuar me aeroplan privat.

Në një intervistë për KosovaPress, Ahmeti ka mohuar të gjitha akuzat që kanë ardhur në adresë të tij. Ai ka thënë se nuk do të durojë më shpifje të tilla, pasi që janë bërë të tepërta, kurse padia do të dorëzohet sot në Gjykatë.

“Kam përgatit sot padinë, dorëzohet në gjykatë sepse gati se i kemi duruar pak si shumë me këto shpifje, të cilat i kanë bërë gati në mënyrë të përjavshme, mos me thanë të përditshme gjatë katër vite të mandatit”, ka thënë Mustafa.

Tutje Ahmeti është shprehur se “nuk është koha as të viktimizohem, as të ndalemi shumë, këta po mundohem me na shpërqendruar prej fushatës. Në fund të fundit unë jam jo i gatshëm, por për çdo ditë kisha thanë hajde t’i ftojmë të gjitha organet e rendit, agjencionet kundër korrupsionit, me na bë një verifikim të pasurisë së secilit. Më së pari duke ia nisur prej Isa Mustafës, kandidatit e krejt tjerëve këta që flasin, hajde bre t’i këqyrim kush janë këta njerëz, t’i këqyrim çfarë pasurie kanë e flasim mandej dhe për pasurinë time që e kam”, ka thënë ai.