Ahmeti: Nuk u bllokua ndërtimi i xhamisë në Prishtinë

Ahmeti: Nuk u bllokua ndërtimi i xhamisë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërtimi i xhamisë së madhe në kryeqytet nuk është bllokuar, por janë duke u shqyrtuar detajet.

“Çështja e Xhamisë së madhe në Prishtinë është çështje e rëndësishme për Prishtinën. As që është bllokuar e as që do të bllokohet. Por, sikurse edhe gjithçka tjetër në Komunën e Prishtinës do të trajtohet me sinqeritet, transparencë dhe diskutime. Ky projekt nuk është afatshkurtër, prandaj zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe me planifikim të mirëfilltë”, ka shkruar ai në facebook.

“Përveç nevojës së komunitetit të besimtarëve që është e plotësisht e qartë, duhet të trajtohet i gjithë blloku, lagja, komunikacioni dhe shumë çështje të tjera. Prandaj me trajtime nga ekspertët, zyrtarët, banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit do ti zgjidhim të gjitha çështjet”, ka shtuar ai./Insajderi.com