Zaev viziton Serbinë...

17.11.2017 22:23

Ahmeti: Nuk jemi të lumtur, por jemi krenar

17.11.2017 22:34
Ahmeti: Nuk jemi të lumtur, por jemi krenar

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës e njëherësh kryetari aktual, Shpend Ahmeti ka nisur fjalimin jo siç e kishte planifikuar për planet e tij për 4 vitet e ardhshme, por me fjalët për zhgënjimin ndaj dënimit të katër aktivistëve të Vetëvendosjes, raporton Sovrani.info

“Nuk kishte asnjë dëshmi që aktivistët tanë të dënoheshin me ato dënime. Nuk është hera e parë që vendime të tilla të merren dy ditë para zgjedhjeve. Por tashmë jemi më të motivuar, më optimistë e më fitimtarë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se nuk janë të lumtur, por janë krenar me ato që ka arritur partia nga ai vjen.
“Prandaj sot nuk jemi të lumtur, por krenar. Nuk jemi të gëzuar por kemi guxim, jemi ballëlartë”, tha Ahmeti.

Ai vazhdoi fjalimin më një storje nga një film për disa të rinj që ishin dënuar për terrorizëm ngjashëm me atë që ju ndodhi sot Adea Batushës, Atdhe Gashit, Frashër Krasniqit e Egzon Halitit.

Më tutje, Ahmeti foli për punët e komunës dhe pengesat që patën përgjatë katër viteve nga asamblistët e partive tjera.

“Për punët në komunë ne shohim qytetarët, ata shohin paranë dhe interesin. Ne sot dallojmë, jo si individë por si vlera e koncepte. Jo si moshë e gjini, por si qëllime. Sot e masim suksesin jo nga numri i kilometrave të shtruara, por nga ajo se si qytetari e sheh komunën”, deklaroi Ahmeti.