Ahmeti në Shkodër, thotë se “është mirë të kemi vetëm një kombëtare”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka udhëtuar në Shkodër për të ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares shqiptare ndaj Maqedonisë, derisa në Finlandë në po të njëjtën kohë do të zhvillohet ndeshja e parë zyrtare e Kosovës.

Ahmeti në Shkodër, thotë se “është mirë të kemi vetëm një kombëtare”

Ahmeti, edhe një herë tjetër theksoi dëshirën e tij që të dy shtetet të kenë vetëm një kombëtare futbolli, raporton Insajderi.

“Unë i kam ndjekë të gjitha ndeshjet e kombëtares, dhe vazhdojë ti ndjekë ende ndeshjet. Do të ishte mirë që të kemi vetëm një kombëtare, por politika na ka ndarë kështu”, tha Ahmeti për Supersport.

Megjithatë, kryetari i Prishtinës i dëshiroi sukses edhe përfaqësueses kosovare.

“Zemrat i kemi të ndara por shpresojmë në dy fitore”, tha ai. /Insajderi.com