Ahmeti: Në jaht më ftoi drejtori i birrës Peja, aty erdhi edhe Blerim Devolli

Ahmeti: Në jaht më ftoi drejtori i birrës Peja, aty erdhi edhe Blerim Devolli

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka zbardhur të vërtetën për qëndrimin në jahtin në Budvë të Malit të Zi.

Ai ka treguar se në jaht është ftuar nga Ernest Jusufi, drejtor i Birrarisë “Peja” dhe më vonë ka treguar se aty ka ardhur edhe shefi i korporatës Devolli.

“Aty më ka ftuar Ernesti që ka qenë në listën e FER-it që ishte me gruan e tij, e që është drejtor në Birrarinë Peja”, ka thënë fillimisht Ahmeti në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Aty më vonë ka ardhur edhe Blerim Devolli”, ka thënë Ahmeti.