Ahmeti në debat me Abrashin: Trafikun Urban e gjetëm me shtatë autobusë

Ahmeti në debat me Abrashin: Trafikun Urban e gjetëm me shtatë autobusë

Shpend Ahmeti ka deklaruar në debatin me kundër-kandidatin nga Lidhje Demokratike e Kosovës, Arban Abrashin, se kompaninë Trafiku Urban kur ishte bërë kryetar e kishte gjetur me më pakë se dhjetë autobus.

“Ne e kemi gjetur trafikun urban me shtatë autobusë”, ka deklaruar Ahmeti, në Klan Kosova.

Ai ka shtuar se përveç autobusëve të paktë, “punëtorët ishin pa paga prej 22 muajsh”.

Më pas Ahmeti ka treguar se si e ka përmirësuar gjendjen e kësaj kompania dhe ka blerë autobusët e rinj.