Ahmeti falënderon qytetarët e Prishtinës “që ndalën projektin e shkatërrimit”

Ahmeti falënderon qytetarët e Prishtinës “që ndalën projektin e shkatërrimit”

Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, pas akuzave që lideri i LDK-së ia drejtojë qeverisjes së Ahmetit në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se të gjitha projektet e kryeqytetit që janë të papërfunduara, kanë filluar në kohën kur Prishtina qeverisej nga LDK-ja.

Ahmeti, qeverisja e të cilit në Komunën e Prishtinës është kritikuar nga ish-kryetari i kryeqytetit Isa Mustafa, ka falënderuar qytetarët e Prishtinës “që në vitin 2013 ndalën projektin e shkatërrimit të Prishtinës.”

“Kur po e dëgjoj LDK po mendoj se jam shumë me fat. Të gjitha projektet që ata i kanë nis po përfundojnë në mandatin tim. 13 vjet nuk arriten me i realizu e na i kanë lënë neve me i përfundu. Edhe lufta ndaj korrupcionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje paska qenë projekt i LDK së, vetëm kanë prit vitin 2014 me i ndal. Hajgare”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Insajderi.com