Ahmeti: Lirak, PDK-ja nuk të bën kandidat

Ahmeti: Lirak, PDK-ja nuk të bën kandidat

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj anëtarit të PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, pasi një ditë më parë akuzonte Ahmetin se “nuk ka bërë asgjë” për Prishtinën.

Lirak Çelaj nga dega e PDK-së kryeqytetit ka marrë përkrahjen unanime për kandidat për kryetar të kryeqytetit.

Ahmeti ka reaguar kështu ndaj Çelajt:

“Lirak Çelaj paska thënë se jam joparimor, dyfytyrësh dhe i pasinqertë. Më vjen keq për ty Lirak, por as me këto fjalë, PDK nuk të bën kandidat”. /Insajderi.com