Ahmeti konfirmon balotazhin, thotë se VV arriti një synim

Ahmeti konfirmon balotazhin, thotë se VV arriti një synim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti në një konferencë për medie ka thënë VV ka fituar bindshëm në këtë komunë përderisa ka konfirmuar balotazhin me Abrashin.

Ai ka thënë se qëllimi i VV-së ka qenë kuvendi komunal ku sipas tij VV ka qenë e bllokuar aty.

“Kemi fituar bindshëm në Prishtinë edhe për kryetar edhe për kuvendin komunal. Fushata jonë ka qenë e bazuar në atë komunal për shkak se kemi qenë të bllokuar në mandatin tonë të fundit”.

“Kësaj radhe mund të them se kemi dyfishuar numrin e asamblistëve. Në garën për kryetar kemi rrit numrin edhe të 11 qershorit  kjo është ajo që kemi kërkuar t’i jepet krah Prishtinës. Unë i falënderojë të gjithë votuesit pavarësisht për kënd ka votuar ka qenë një ditë e bukur sot për Prishtinën. I falënderojë edhe kundër kandidatëve pavarësisht disa vërejtjeve që kemi. Vazhdojmë me fushatën në vazhdim e cila do të jetë më e shkurtër”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com