Ahmeti kërkon përgjegjësi për aktivistët e arrestuar

Ahmeti kërkon përgjegjësi për aktivistët e arrestuar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëkohësisht  edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, kërkon përgjegjësi për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit.

Ai ka thënë se personi i cili udhëhoqi dje konferencën, është zhdukur, ndërsa sot gjykatësi, të arrestuarit i ka dërguar në shtëpi për mungesë të provave.

“Po i bjen që arrestimi ka qenë shfaqje për media para demarkacionit me qëllimin që të goditet VV. Me këtë logjikë secilin mund ta arrestojnë. Dikush duhet të përgjigjet për këtë”, ka përfunduar postimin e tij Ahmeti. /Insajderi.com