Ahmeti: Jam i gatshëm të jap përgjegjësi para VV-së për jahtin

Ahmeti: Jam i gatshëm të jap përgjegjësi para VV-së për jahtin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është i gatshëm të jap përgjegjësi para Lëvizjes Vetëvendosje për qëndrimin e tij në një jaht, në të cilën po ashtu ka qenë edhe biznesmeni Blerim Devolli.

“Jap përgjegjësi jo vetëm ndaj Vetëvendosjes por edhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ditë më parë, deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse Ahmeti ka pasur ndonjë takim me Devollët, ai duhet të ftohet në një takim në parti për të dhënë llogari.

Në gjithë këtë situatë, Ahmeti thotë se ditëve të fundit ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët e Prishtinës.

“Mesazhet më të mëdha përkarahëse i kam marr këto ditë,” ka thënë ai.

Në emisionin Jeta në Kosovë, Ahmeti ka zbardhur të vërtetën për qëndrimin në jahtin në Budvë të Malit të Zi.

Ai ka treguar se në jaht është ftuar nga Ernest Jusufi, drejtor i Birrarisë “Peja” dhe më vonë ka treguar se aty ka ardhur edhe shefi i korporatës Devolli.

“Aty më ka ftuar Ernesti që ka qenë në listën e FER-it që ishte me gruan e tij, e që është drejtor në Birrarinë Peja”, ka thënë fillimisht Ahmeti në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Aty më vonë ka ardhur edhe Blerim Devolli”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com