Ahmeti: “Institucionalistët” e PDK-së në veprim duke kërcënuar deputetë

Ahmeti: “Institucionalistët” e PDK-së në veprim duke kërcënuar deputetë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në “Dosjen e Shefave”, siç njihet seria e përgjimeve që po i publikon Gazeta Insajderi, shihet qartë se si tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i bindë deputetët për të votuar për çështje të caktuara.

“Demokracia në veprim; si binden deputetët me votu, si binden deputetët që kanë gabuar në votë. “Institucionalistët” në veprim duke kërcënuar deputetë, duke komunikuar me njerëz në paraburgim.

E për popullin e qytetarët Grabovci e ka një porosi “me rëndësi e kam përkrahjen e atyre që duhet me pas (disa ambasadorë) e për këta tjerët (qytetarët) as që mërzitna”

Marrëveshja për kufirin e përbashkët me Serbinë Grabovci tu thënë u kry, qekjo është njohja, na njohen.

Çka me thënë më për ta më?”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com