Ahmeti inauguron fabrikën e ujit  

Ahmeti inauguron fabrikën e ujit   

 

Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës është ndier i entuziazmuar, derisa foli për projektin e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, i cili u përurua sot.

“Një lajm i tillë si ky është shumë pozitiv për qytetarët e Prishtinë”.

Ahmeti në ditën e përurimit të fabrikës së ujit ka thënë se në të gjitha sondazhët që i ka bërë Komuna e Prishtinës, uji ka qenë problemi kryesor madje më shumë se papunësia.

“Në secilin sondazh qe e kemi bërë si Komunë uji ka qenë problemi kryesor i banorëve, më shumë se sa papunësia”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti më tutje ka thënë se këtë ditë e kanë prit që një kohë të gjatë i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar këtë projekt.

Ai në fund e pati një urim të veçantë për prishtinasit “Urime dhe shpresoj që natën do të keni ujë”./Insajderi.com