Ahmeti: Haradinaj po mbahet në Francë për shkak të demarkacionit

Ahmeti: Haradinaj po mbahet në Francë për shkak të demarkacionit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë para protestuesve sot se mbajtja e tij në Francë e Ramush Haradinajt nuk është aspak e rastësishme, kur javën e ardhshme pritet të vijë në Kuvend marrëveshja për demarkacionin, e cila nuk do të kalojë.

Ahmeti tha se duke e akuzuar Ramushin po e akuzojnë të gjithë popullin e Kosovës.

“Kur e takuam Ramushin para disa ditësh, diskutuam që është e rastësishme se ai po mbahet në Francë e javën tjetër duan ta sjellin Demarkacionin. Besoj se të gjithë pajtohemi se kjo nuk është fare e rastësishmeNëse ata mendojnë se janë duke e mbajtur peng vetëm Ramushin ata gabojnë, ata janë duke e akuzuar gjithë popullin e Kosovës me këto aktakuza të rrejshme”, tha Ahmeti.

Ahmeti, ka thënë se vendi ynë e njeh mirë Vuciqin, Nikoliqin dhe Daçiqin dhe po të mundnin do të ngritsnin aktakuza ndaj të gjithëve.

“Ndoshta Franca e Evropa nuk i njohin Vuçiqin, Nikoliqin e Daçiqin, por ne i njohim. Nëse do të mundnin, ata të gjithëve do të na ngrisnin aktakuza, nëse do të mundni do të na largonin të gjithëve nga Kosova në vitin 1999”, ka thënë Ahmeti në protestën e sotme kundër arrestimit dhe mbajtjes së Haradinajt në Francë në bazë të një fletë-arresti të Serbisë.

Protesta e sotme për Ramush Haradinajn është përkrahur nga të gjitha subjektet politike./Insajderi.com