Ahmeti fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës

 Ahmeti fton qytetarët në tubimin përmbyllës të fushatës

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ftuar qytetarët e Prishtinës për tubimin përmbyllës të fushatës, që do të mbahet sonte në Pallatin e Rinisë.

“Pas qindra tubimeve e takimeve në secilin cep të Prishtinës, sonte do ta përmbyllim fushatën. Takuam mijëra e mijëra qytetarë, të gatshëm për të kontribuuar në fitoren e madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në zhvillimin e mëtutjeshëm të Prishtinës. Mbështetja që morëm në secilën lagje e në secilin fshat, na bindi se mandati i dytë do të jetë mandat i plotë, bashkë me Kuvendin Komunal.

Shihemi sonte në ora 19:00, në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë, prej nga do të dërgojmë mesazhin edhe tek komunat e tjera, për ta votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!, për ta bërë ndryshimin e duhur në gjithë Kosovën”, ka shkruar Ahmeti.