Ahmeti flet për postin e Selim Pacollit në Komunën e Prishtinës

Ahmeti flet për postin e Selim Pacollit në Komunën e Prishtinës

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përgjigjur në akuzat se koalicioni me AKR-në u bë pasi u pajtuan që Rrahim Pacolli do të jetë nënkryetar komune.

“Rrahim Pacolli nuk do të jetë nënkryetar i Prishtinës. Kjo është shpifje. Ua garantoj 100 për qind këtë ai nuk do të jetë as nënkryetar, e as drejtor në Prishtinë”, ka thënë ai.

“Sa i përket koalicionit, Selim Pacolli ka marrë nëntë mijë vota, por jo çdo votues kudo që do t’i thotë ai do të shkojë. Por, ne besojmë në këtë bashkëpunim dhe jemi të bindur që do të na sjellë fitore”.