Ahmeti flet për listat e ‘veteranëve mashtrues’

Ahmeti flet për listat e ‘veteranëve mashtrues’

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka folur për publikimin e listave të veteranëve mashtrues dhe përfshirjen në ato lista të veteranëve të vërtet.

Në “Debat plus” në Tv Dukagjini, ai ka thënë se nuk është mirë që të humbet kontributi i veteranëve të vërtet.

“Pothuajse të gjithë e kanë ditë se po ka mashtrime në këto lista të veteranëve, por askush nuk e ka pranu këtë gjë. Andaj është mirë që u bë ai hetim nga prokurori Blakaj”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ai ka folur edhe për angazhimin e tij si student gjatë kohës së luftës me një organizatë të migrimit, dhe duke iu bazuar shifrave që ishin regjistruar atëherë, Ahmeti deklaron se nuk ka pasur më shumë se 15 mijë veteranë.

“Si u bën përnjëherë u bënë 60 mijë veteranë. Këto lista duhet të hetohen. A është ndërhyrë në dy mijë emra, është lehtë e vërtetueshme. Elez Blakaj e ka sigurt listën e veteranëve që ai i ka përfshirë në aktakuzë. Por, nëse dikush e ka bërë këtë e ka shtuar emra të veteranëve të vërtetë, kjo është poshtërsi e llojit të vet. Për shembull, aty ishte përfshirë edhe emri i Time Kadriajt. Na krejt e dimë që Time Kadriaj ka luftuar. Nëse i kanë futur këto raste të veteranëve të vërtetë për me deskriditu punën e prokurorit, atëherë është poshtërsi”, ka thënë Ahmeti.