Ahmeti flet pas anulimit të debatit nga Abrashi

08.11.2017 19:47
Ahmeti flet pas anulimit të debatit nga Abrashi

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook lidhur me debatin që do të zhvillohet në TV Dukagjini.

Ahmeti tha se ai vetë do të shkojë në debat por nuk e di se a do të shfaqet sonte ky emision.

“Sonte është debati i katërt që kam konfirmuar me kundërkandidatin Arbashi për të ballafaquar idetë, programet dhe për ti adresuar shpifjet. Debati është me Arben Ahmeti në TV Dukagjini prej orës 20:00. Nuk e di a do të shfaqet sonte!. Ne do të flasim për katër vitet e ardhshme dhe projektet që e presin Prishtinën. Ditë edhe më të mira po vijnë”, shkruan Ahmeti.