Ahmeti fajëson qeverinë për bllokimin e palestrës së sportit në Prishtinë  

Ahmeti fajëson qeverinë për bllokimin e palestrës së sportit në Prishtinë  

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje sa i përket kërkesës së Kuvendit Komunal për kalimin në pronësi të komunës të Pallatit të Rinisë, në mënyrë që në këtë të fundit të bëhen investime dhe renovime.

Ahmeti ka thënë se janë bërë gati 2 vjet që kur Kuvendi Komunal e ka bërë një kërkesë të tillë në adresë të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Tashmë u bënë gati dy vite që kur me vendim unanim të Kuvendit Komunal kërkuam nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që Pallatin e Rinisë ta kalojmë në pronësi të Komunës në mënyrë që të investojmë dhe ta rinovojmë. Do ti merrnim edhe obligimet e kësaj ndërmarrje. Deri më sot asnjë përgjigje e asnjë letër. Pos asaj që FBK mori nga FIBA për mungesë të ulëseve në sallë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.