Ahmeti: Dikush po prenë telat e ndriçimit publik në Prishtinë

Ahmeti: Dikush po prenë telat e ndriçimit publik në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se dikush po pengon që qytetarët të kenë ndriçim publik në Prishtinë.

Ky i fundit ka thënë se dikush po prenë telat e ndriçimit publik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Ai ka thënë se në rrugën ‘Bajram Bahtiri’, tashmë kjo është rregulluar dhe se nga kamerat do të mund të kuptohet se kush po e bën këtë.

“Ngjarje e shpeshtuar këto dite. Dikush po i prenë telat e ndriçimit publik në lagje të ndryshme. Kjo ne rrugën Bajram Bahtiri. E rregulluam dhe besoj se shpejtë do ta kuptojmë edhe nga kamerat se kush po e bën”, ka shkruar Ahmeti.