Ahmeti: Çfarë kërkon Thaçi e Mustafa në Bruksel

Ahmeti: Çfarë kërkon Thaçi e Mustafa në Bruksel

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kupton qasjen e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në raport me Serbinë.

Ahmeti thotë se kur Serbia e provokon kaq shumë Kosovën në mënyra të ndryshme, pse duhet të shkojë presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa për të biseduar në Bruksel me Serbinë.

“Serbia ndërton murin, dërgon trenin dhe ngrit fletëarreste për UÇK (Ramush Haradinaj) dhe mandej thotë hajde po negociojmë për këto tema në Bruksel. Me këto tema dhe posaqërisht me Ramushin në burg nuk e di pse Thaçi e Mustafa duhet të shkojnë menjëherë si të thirr Vuqiqi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në facebook.

Për më tepër, është përfolur kohëve të fundit për ndryshimin e formatit të dialogut Kosovë-Serbi. Tash negociatat pritet të kalojnë në nivel presidentësh dhe kryeministrash./Insajderi.com